Analiza Financiare

April 19th, 2013

Logo KBA

Date/Time
Date(s) - 19/04/2013 - 30/04/2013
All Day


Trajner:                          William C. Donovan

Çmimi:                            265.00 €

Orari:                              19, 23, 26 dhe 30 Prill

Objektivat e trajnimit:

Në fund të trajnimit kandidatët do të jenë në gjendje të: 1) Kuptojnë pasqyrat financiare; 2) Kalkulojnë dhe interpretojnë raportet financiare (financiar ratios); 3) Interpretojnë të gjitha informatat financiare të dhëna nga klientët; 4) Të identifikojnë aktivitetet e këqija financiare të klientëve; 5) Kuptojnë konceptet themelore të vlerësimit:

  1. Kuptojnë parimet dhe metodologjinë e Discounted Cash Flow (DCF) dhe kalkulimi i vlerësimit sipas analizës DCF
  2. Kuptojnë parimet dhe metodologjinë e Analizës Relative të Vlerës (Relative Value Analysis) dhe kalkulimi i vlerës duke përdorur këtë metodë
  3. Kuptojnë parimet dhe metodologjinë e analizës për likuidim (Liquidation Analysis) dhe të bëjnë kalkulimin e vlerës sipas kësaj metode

Kush duhet të merr pjesë?

Zyrtarët që kërkojnë të kuptojnë pasqyrat financiare, përfshi sensibilizim lidhur informatat që përmbajnë pasqyrat financiare, si prezantohen dhe si interpretohen këto informata; Të gjithë zyrtarët që pranojnë informata financiare dhe bazohen në to për të ardhur tek vendimet e arsyeshme; Zyrtarët përkrahës së mbledhin dhe interpretojnë informata financiare për zyrtarët kredi lëshues; Zyrtarët përgjegjës për menaxhimin e kredive të këqija dhe të dyshimta që ju duhet njohuri punuese për të analizuar procesin e vendim-marrjes për këto kredi; Zyrtarët që punojnë në vlerësimin e aseteve, për të kuptuar dhe interpretuar vlerat.

Rreth trajnerit:

Z. William Donovan është ekspert dhe zyrtar i lartë më përvojë ndërkombëtare në zhvillim financiar. Ka aftësi të dëshmuar në sintetizimin, analizimin dhe interpretimin e informatave komplekse financiare për audienca të mëdha. Karrierën financiare e filloi si Analist Senior i Planifikimit në Korporata në FANNIE MAE në vitin 1976, për të qenë më vonë si Zv.President në THOMSON McKINNON SECURITIES dhe në vazhdim si Zv.President në CITICORP INVESTMENT BANK. Aktualisht është i angazhuar si Këshilltar Rezident i Thesarit të SHBA në Bankën Qendrore të Kosovës.

Metodologjia e trajnimit

Trajnimi është i dizajnuar në atë formë që të lejoj pjesëmarrësit zbatojnë njohuritë gjatë kohës sa e përcjellin trajnimin. Trajnimi do të përmbahet nga një kombinim i sllajdeve, diskutimeve të ndërmjetësuara, rasteve të studimit dhe detyrave në grup. Gjatë katër ditëve pjesëmarrësit do të kenë ligjërata dhe diskutime në ditën e I-rë dhe të III-të, ndërsa analiza të rasteve të studimit dhe detyra në ditën e Ii-të dhe të IV-të.