Panairi Financiar është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në sektorin financiar. Ky panair organizohet me qëllimin që të mbledhë ekspozues që kanë të bëjnë me veprimtarinë financiare dhe sektorin bankar, si dhe pjesëmarrës apo vizitorë me prapavijë të ndryshme. Panairi Financiar iu mundëson bankave dhe institucioneve tjera financiare që të prezantojnë produktet e e tyre dhe të komunikojnë me klientë, vendimmarrës, media, dhe investitor të ndryshëm. Pjesën kryesore të këtij panairi, përveç ekspozimit, e përbëjnë edhe konferencat e ndryshme që organizohen në kuadër të panairit, të cilat përfshijnë tema shumë të rëndësishme, me ç’rast ekspertë të ndryshëm diskutojnë për çështje të sektorit bankar dhe për ekonominë në përgjithësi. Interesimin tuaj për pjesëmarrje mund ta paraqisni përmes e-mailit:
mirandarugova@bankassoc-kos.com.
Shpresojmë të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme financiare dhe të kontribuoni në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori!