Panairi Financiar 2009 është mbajtur më 14-15 maj 2009 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. I organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës, ky Panair mbahet për herë të tretë në Kosovë.
Panairi ka mbledhur 35 ekspozues nga vendi dhe rajoni. Pjesëmarrës kanë qenë të gjitha bankat komerciale të Kosovës, institucione të tjera financiare, ofrues të shërbimeve, kompani auditimi, kompani sigurimi, të pajisjeve bankare dhe teknologjisë informative, institute hulumtimi dhe edukimi.

Gjatë Panairit Financiar, krahas ekspozimit nga kompanitë e ndryshme janë organizuar edhe tri tryeza të rrumbullakëta:

 

Zhvillimi i Tregut të Kredive Hipotekare – me pjesëmarrës në panel:

1. Znj. Burbuqe Hashimi – Menaxhere e Shitjes se Kredive Hipotekare, Raiffeisen Bank
2. Z. Hamit Basholli – Kryeshef i Ekzekutivit, Agjencia Kadastrale e Kosovës;
3. Z. Alban Lufi – Zv. Drejtor i Mbikëqyrjes Bankare, Banka Qendrore e Kosovës;
4. Z. Spiro Brumbulli – Drejtor Menaxhues, Banka Kombëtare Tregtare
5. Z. Kujtim Kërveshi – udhëheqës i panelit.

 

Zhvillmi i Tregut të Kapitalit – me pjesëmarrës në panel:

1. Z. Stefan Tilch – Menaxher i Tregjeve te Kapitalit, Fondi Europian për Europen Juglindore;
2. Z. Fadil Govori, Instituti Riinvest;
3. Z. Vullnet Latifi, Zëvendës Drejtor, NLB Prishtina;
4. Z. Flamur Keqa – Oda Ekonomike e Kosovës.
5. Z. Dardan Sejdiu – President i Bordit, Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve
6. Z. Arben Mustafa – udhëheqës i paneli, Banka Qendrore e Kosovës

 

Kriza Financiare Globale dhe Pasojat për Kosovën – folës të kësaj punëtorie ishin:

1. Z. Peter Hayward – Komiteti i Bazelit;
2. Z. Philip Sigwart – Kryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës
3. Z. Shkëndije Himaj Zekaj –Banka Qendrore e Kosovës
4. Z. Hajdar Korbi – këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave
5. Z. Agron Krasniqi – Trusti Pensional i Kosovës.
6. Z. Fahredin Berisha – udhëheqës i panelit, BpB.

Panairi ka pasur rreth 1800 vizitorë të cilët gjatë dy ditëvë të kohëzgjatjes kanë pasur mundësinë të njihen me ofertën financiare në Kosovë dhe shërbime të tjera përkatëse.

 

Panairi Financiar është sponsoruar nga këto banka:

Patron Sponzor:

  • ProCredit Bank
  • Raiffeisen Bank
  • TEB Bank

Gold Sponzor:

  • Banka Ekonomike
  • Banka për Biznes
  • NLB Prishtina

 

Është siguruar edhe sponsorizim shtesë për shërbimet e nevojshme mbështetëse gjatë ditëve të mbajtjes së panairit. Këta sponsorizues të shërbimeve shtesë kanë qenë:

IPKO – Wireless Internet
Prince Cafe – Bar
Gama Electronics – LCD TV për reklamim

Kompanitë pjesëmarrëse të cilat janë paraqitur në cilësi të ekspozuesëve gjatë panairit financiarë janë:

Institucione Bankare

Banka Ekonomike, Banka për Biznes, Banka Kombëtare Tregtare, NLB Prishtina, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank dhe TEB Bank.

Institucione Mikrofinanciare

Kreditimi Rural i Kosovës, Lesna dhe Crimson Finance Fund.

Kompani të Sigurimeve

K Sigkos dhe Ballkan International

Kompani Shërbyese

Kosova Card, DLD Data, Se-Co Systems, PRONET, EXPIK, Artmotion, TNT, DHL, Boga & Associates, AlfraCom, Cacttus, Kos Pay, Ogilvy

Institucione tjera

Oda Ekonomike e Kosovës, Instituti Riinvest, Univerziteti AAB dhe Grant Thornton