Panairi konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike e cila lehtëson promoviminn e kompanive shërbyese, me focus të veqantë ofertën financiare të ofruar nga institucionet financiare në vend. Tashmë një ngjarje e rregullt, Panairi mbledh komunitetin e biznesit – institucione financiare banka dhe jo-banka, ofruesit e shërbimeve dhe organizatat ndërkombëtare në një vend.

Shoqata e Bankave të Kosovës i ofron institucionit tuaj një mundësi unike për të përcjellë imazhin tuaj dhe për të promovuar produktet dhe shërbimet tek mbi 700 biznese dhe mbi 1000 klientë individualë.

Ju lutemi lexoni dokumentet për:
– Informatat për ekspozues dhe aplikacionin
– Mundësive të sponzorimit, përfitimet dhe formën e sponsorimit
– Mundësisë për reklama dhe aktivitete promovuese
– Planin e sallës

Na kontaktoni për cfarëdo pyetje apo kërkese që mund të keni. Stafi ynë do të jetë në dispozicion tuajin për t’ju ofruar informata dhe për t’ua bërë më të lehtë pjesëmarrjen tuaj!
Ju mirëpresim!

Shoqata e Bankave të Kosovës
PATRON SPONZOR

Procredit Bank

 
SPONZOR I ARTË

 

Raiffeisen BankTEB
NLB PrishtinaBKT

Foto Galeri