Panairi Financiar 2012 paraqet një ndër ngjarjet më të rëndësishme për sektorin financiar dhe organizohet me qëllim që të mbledhë ekspozues që kanë të bëjnë me veprimtarinë financiare, si dhe pjesëmarrës apo vizitorë me prapavijë të ndryshme. Panairi Financiar iu mundëson bankave dhe institucioneve tjera financiare që të prezantojnë produktet e tyre dhe të komunikojnë me klientë, vendimmarrës, media, dhe investitor të ndryshëm.

Panairi Financiar 2012 do të përfshijë aktivitete të cilat do të kontribuojnë në debatet mbi të ardhmën e shërbimeve financiare në Kosovë. Kjo ngjarje do të sjellë në një vend akterët dhe mendimtarët kryesorë në fushën e financimit për diskutime interaktive ndërmjet panelistëve.

Përveç ekspozimit të pjesëmarrësve të cilët përfshijnë të gjitha bankat komerciale në Kosovë, kompani të sigurimeve, institucione mikrofinanciare, si dhe kompani të tjera këshilluese të biznesit, në këtë panair do të organizohen edhe tre forume me tema të rëndësishme aktualisht në sektorin financiar si dhe një konferencë me titull “Financimi për Zhvillim”, ku do të diskutohen alternativat e financimit, problemet dhe sfidat që na presin në të ardhmën e afërt për financim. Tre forumet do të organizohen në vijim të konferencës dhe për fokus do të kenë mundësitë e financimeve. Titujt e tri forumeve janë “E ardhmja bankare”, “Financimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme” dhe “Rregullativa e Industrisë Financiare”.

Një përshkrim të shkurtër mbi përmbajtjen e konferencës dhe forumeve do të mund ta gjeni në përshkrimet e mëposhtme.

Financimi për zhvillim – Pjesa kryesore e konferences së Financimit për Zhvillim përfshinë përfaqësuesit e qeverisë, Bankës Qëndrore, Institucioneve Financiare dhe Institucioneve Financiare Ndërkombëtare në Kosovë.  Pjesëmarrësit do të prezantojnë mbi trendet në vitet e kaluara, por edhe për pritjet dhe parashikimet për vitet e ardhshme.

Sesioni poashtu do të përfshijë diskutime mbi lidhjet e sektorit të financave dhe parashikimeve ekonomike për Kosovën.  Tema të tjera do të përfshijnë reformat strukturore të nevojshme për të përmirësuar efektet e përgjithshme të sektorit të financave në ekonomi.  Çfarë presin qytetarët dhe si mund të përmirësohen shërbimet për ti arritur këto prijte?

 

E ardhmja e sektorit bankar – Forumi është organizuar rreth temave të inovacionit në banka, zvogëlimit të përdorimit të parave të gatshme, shërbimeve elektronike dhe të ardhmën e sektorit bankar në Kosovë. Kjo do të jetë një mundësi për bankat, pjesëmarrësit e industrisë së financave, dhe kompanitë teknologjike të flasin se si e shohin të ardhmen e sektorit bankar.  Sesioni do të përfshijë një sesion me pyetje dhe përgjigje me të gjithë përfaqësuesit e bankave për çështjet e paraqitura.

 

Financimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme – Tema e forumit të dytë do të jetë Financimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM). Duke marrë parasysh se më shumë se nëntëdhjetë e gjashtë përqind e të gjitha bizneseve të regjistruara janë Ndërmarrje të Vogla dhe të mesme, është e qartë se zhvillimi i sektorit privat në të ardhmen do të jetë rezultat i zhvillimit të NVM-ve në ndërmarrje më të mëdha. Kjo do të kërkojë një rol të rëndësishëm për sektorin e financave në Kosovë.

Prandaj, forumi i dytë do të jetë rreth problemeve dhe financimit të NVM-ve. Pjesëmarrësit në forum do të përfshijnë përfaqësuesin e departamentit të NVM-ve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përfaqësuesit e sektorit bankar dhe vendimmarrës të tjerë.

 

Rregullativa e Industrisë Financiare – Forumi i tretë do të organizohet rreth rregullativës së Sektorit Bankar në Kosovë. Në kohën kur rregullativa bankare po ndryshon në krejt botën, Kosova duhet të jetë në zotësi të diskutimeve mbi politikat e këtij sektori.  Çështja është edhe më e rëndësishme duke ditur ndryshimet e fundit rregullative në Kosovë.  Prandaj, Forumi do të përfshijë përfaqësues të Bankës Qendrore, Fondit Ndërkombëtar Monetar, Bankave dhe Institucioneve Mikro Financiare.

Galeria


PANAIRI FINANCIAR 2012

AGJENDA

 

Hotel Swiss Diamond

Salla e konferencave Dyar

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Dita 1

27 shtator 2012

Ceremonia e hapjes së Panairit Financiar

 

09:30 – 10:00                Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00                Hapja e Panairit Financiar

 

10:00 – 10:30                Fjalimet hyrëse:  

                                   

10:00 – 10:05                 Znjsh. Zana Haxha, Drejtore Ekzekutive, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK)

10:05 – 10:10                  Zt. Robert Wright, Kryesues i Bordit Drejtues, SHBK/ Kryeshef Ekzekutiv, Raiffeisen Bank

10:20 – 10:30                  Zt. Bedri Hamza, Ministër i Financave, Qeveria e Republikës së Kosovës

10:10 – 10:20                  Zt. Gani Gërguri, Guvernator, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

 

 

10:30 – 12:00                  Konferenca Financimi për Zhvillim

10:30 – 10:35                  Fjalimi hyrës: Znj. Venera Demukaj, Ligjëruese e Lëndeve Ekonomike, Universiteti Amerikan në Kosovë

10:35 – 10:45                   Zt. Jan Peter Olters, Përfaqësues, Banka Botërore në Kosovë

10:45 – 10:55                   Znj. Eriola Bibolli, Zëvendës- Kryeshefe, ProCredit Bank 

10:55 – 11:05                   Zt. Hajdar Korbi, Këshilltar për Politika Ekonomike, USAID/Ministria e Financave

11:05 – 11:15                   Zt. Arianit Blakaj, Bankier, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

11:15 – 12:00                   Diskutim i hapur

12:00 – 13:00                  Koktej rasti 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Forumi I: E Ardhmja Bankare

13:30 – 13:35               Fjalimi Hyrës: Zt. Dukagjin Shylemaja, Zëvendës- Kryeshef, TEB Bank

13:35 – 13:45                Zt. Besnik Berisha, Menaxher i Lartë, ProCredit Bank

13:45 – 13:55                Zt. Valon Budima, Kryeshef, ASSECO

13:55 – 14:05                Zt. Driton Hapçiu, Kryesues i Bordit, CACTTUS

14:05 – 14:15                Zt. Suat Albayrak, Kryeshef, Banka Kombëtare Tregtare

14:15 – 14:25                 Përfaqësues nga Banka Qendrore

14:25 – 15:00                Diskutim i hapur

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Dita 2

28 shtator 2012

 

Forumi II: Financimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

11:00 – 11:05              Fjalimi hyrës: Zt. Koen Wasmus, Kryeshef, KEP Trust

11:05 – 11:15               Zt. Granit Berisha, Drejtor i Agjencionit për Mbështetje të NVM-ve

11:15 – 11:25                Zt. Shpend Nura, Kryesues i Segmentit për Ndërmarrje të Vogla, Raiffeisen Bank

11:25 – 11:35               Znj. Venera Hoxha, Zyrtare për Investime, Finance in Motion/Fondi Evropian për Evropën Juglindore

11:35 – 11:45                Zt. Valentin Toci, Udhëheqës i Bordit Drejtues, Banka Ekonomike

11:45 – 11:55                Zt. Oliver Whittle, Ekspert, Projekti EUSME

11:55 – 12:30               Diskutim i hapur

12:30 – 13:30               Koktej rasti 

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Forumi III: Rregullativa e Industrisë Financiare

13:30 – 13:35                Fjalimi hyrës: Zt. Merdian Kukleci, Drejtor i Mbikëqyrjes Bankare, Banka Qendrore e Republikës së  Kosovës

13:35 – 13:50                Znj. Anne Schwartz, Këshilltare Rezidente, Departamenti i Thesarit të SHBA-ve

13:50 – 14:05                Zt. Jose Sulemane, Përfaqësues Rezident, Fondi Monetar Ndërkombëtar

14:05 – 14:20                 Zt. Gem Maloku, Udhëheqës i Departamentit të Riskut, NLB Prishtina

14:20 – 14:35                 Zt. Keith Sandbloom, Kryeshef, FINCA

14:35 – 15:00                Diskutim i hapur

 

 

 

 

Sponzor Patron

 

Sponzor i Artë


 

Sponzor i Argjendtë