Z. Suat Bakkal u lind në vitin 1980, Trabzon-Turqi. Ai përfundoi studimet e tij universitare dhe pasuniversitare në Universitetin BoÄŸaziçi dhe ka një Diplomë Master në Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka licenca të tregjeve të kapitalit në fushat e Instrumenteve Financiare Derivative, Qeverisjes së Korporatave, Vlerësimit të Kredive, Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme dhe CFA3. Përgjatë karrierës së tij, Z. Suat Bakkal shërbeu si Drejtues i Marketingut të Korporatave në Aktif Bank, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të IFM Qendrës Financiare të Stambollit SH.A., Anëtar i Bordit në Fondin e Investimeve të Pasurive të Paluajtshme të Mukafat Asset & Portfolio Menaxhment Co, Anëtar i Bordit të Inovaban Innovation Consulting SH.A., dhe gjithashtu Kryetar i disa kompanive prodhuese të energjisë dhe investimeve SPV.
Në Prill, 2018, Z. Bakkal u emërua Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A.
Z. Visar Paçarada është Drejtor Ekzekutiv i ProCredit Bank në Kosovë që nga qershori 2024, pasi ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm nga korriku 2023. Ai është anëtar i Bordit të Menaxhimit që nga maji 2019. Z. Paçarada filloi karrierën e tij bankare në ProCredit Bank Kosovë në vitin 2007, ku ka zhvilluar një ekspertizë të gjerë në menaxhim dhe lidership. Gjatë rrugëtimit të tij në ProCredit Bank, ai ka mbajtur pozicione të ndryshme udhëheqëse, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e biznesit të NVM-ve, menaxhimin e rrezikut të kredisë dhe financat e qëndrueshme, veçanërisht në energjinë e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik. Këto role kanë qenë thelbësore për rritjen dhe suksesin e bankës. Aktualisht, z. Paçarada mbikëqyr disa departamente kyçe, duke përfshirë Klientët e Biznesit dhe Privatët, Burimet Njerëzore, Thesarin, Qëndrueshmërinë, Sigurinë e Informacionit, Vlerësimin e Modeleve të Rrezikut dhe Prokurimin. Mbikëqyrja e tij gjithëpërfshirëse siguron që këto departamente të funksionojnë pa probleme dhe të përputhen me objektivat strategjike të bankës.
Z. Paçarada ka diplomuar në Menaxhimin Ndërkombëtar të Biznesit nga Universiteti i Westminster në Londër. Në vitin 2016, ai avansoi më tej ekspertizën dhe aftësitë e tij udhëheqëse duke u diplomuar nga Akademia e Menaxhimit ProCredit në Fürth, Gjermani.
Kryeshef Ekzekutiv, SHBK
Z. Petrit Balija është Kryeshef Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës - SHBK. Ai ka një Master në Administrim Biznesi, një Master Ekzekutiv në Menaxhimin e Shoqatave Ndërkombëtare dhe një Doktoraturë në Financë.
Para angazhimit të tij në SHBK ai ka fituar përvojë profesionale në institucione të ndryshme bankare të njohura si Banka e Amerikës dhe Wachovia Bank. Ai gjithashtu ka kontribuar si profesor në akademinë vendore dhe ndërkombëtare në lëndë të ndryshme si tregjet e kapitalit, menaxhimi organizativ dhe lidershipi. Fokusi i tij profesional në rolin e tij si Kryeshef Ekzekutiv I SHBK-së përqendrohet në përfshirjen financiare, transformimin digjital të shërbimeve financiare dhe bankat dhe financat e qëndrueshme.
Kryeshefe Ekzekutiv në Raiffeisen Bank Kosovë
Znj. Anita Kovacic është Kryeshefe Ekzekutive në Raiffeisen Bank në Kosovë që nga nëntori 2021 dhe anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Raiffeisen Leasing në Kosovë që nga viti 2019. Znj. Kovacic i është bashkuar Raiffeisen Bank në Kosovë në vitin 2018 si Kryeshefe e Riskut. Para se të vinte në Kosovë, ajo ishte Drejtoreshë e Lartë në Menaxhimin e Riskut në Raiffeisen Bank International në Vjenë (RBI Group). Që nga viti 2008 kur ajo i është bashkuar Grupit RBI, Znj. Kovacic ka mbajtur disa pozita dhe detyra në Menaxhimin e Riskut, duke përfshirë një detyrë dhjetë mujore drejtuese të projektit në Raiffeisen Kinë dhe Hong Kong (2016/2017) si dhe një rol mbikëqyrës në filialin e RBI në Austri (POSO Bank, 2015-2018). Znj. Kovacic ka fituar përvoja të gjera bankare ndërkombëtare në një sërë kulturash të ndryshme dhe mjedise të ndryshme. Para se t'i bashkohej Grupit RBI, Znj. Kovacic ka punuar në banka dhe financa në Slloveni (NLB dhe Volksbank) dhe në Hungari (IBM). Zonja Kovacic ka një diplomë Bachelor në Universitetin e Ekonomisë në Slloveni dhe ka një MBA nga Kolegji “Robert Kennedy” në Zvicër.
Z.Fatos Krasniqi është emëruar Kryeshef Ekzekutiv i PriBank në Dhjetor 2021. Z. Krasniqi vjen nga industria bankare me përvojë mbi 18 vjeçare, ku kultivoi një karrierë të bujshme në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe udhëheqjes me theks të veçantë në zhvillim biznesi, menaxhim projektesh, menaxhim i degëve dhe menaxhim i resurseve humane. Paraprakisht ai udhëhoqi një biznes privat për 9 vite dhe pastaj punoi si Udhëheqës i Logjistikës për IOM (International Organization for Migration) për afër 5 vite, gjë që i’a pasuroi tutje diversitetin e përvojës.Gjatë karrierës në Raiffeisen Bank, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse në degë: Menaxher Rajonal i Prishtinës, Menaxher Rajonal i Prizrenit dhe Menaxher i Kredive NVM për Rajonin e Prishtinës, si dhe në zyrën qendrore: Udhëheqës i Departmentit të NVM-ve dhe Departamentit për Mikro Biznese. Z. Krasniqi ka punuar si Kryeshef Ekzekutiv në Bankën Ekonomike dhe ka udhëhequr me shumë sukses këtë institucion në vitet 2018-2020 Z. Krasniqi ka studiuar për Inxhinieri Elektronike dhe për Ekonomi, ndërsa mban edhe gradën Master në Menaxhment dhe Financa. Z. Krasniqi aktualisht është në përfundim të Disertacionit të Doktoratës pranë Univerzitetit “St Klement Ohridski” në Manastir, Maqedoni.
Drejtor- Dega në Kosovë, Ziraat Bankasi
Z. Kenan Bozkurt ka lindur në Turqi dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Ankarasë. Ai ka më shumë se 30 vjet përvojë në sektorin bankar, duke nisur karrierën në Bankën Ziraat në Turqi. Ai ka mbajtur poste të ndryshme menaxheriale në Bankën Ziraat si Menaxher Degëje dhe Rajonal në qytete të ndryshme. Po ashtu, ai ka pasuar një pozitë udhëheqëse në Institucionet Financiare (IF) në Selinë Kryesore të Bankës Ziraat. Për më tepër, Z. Bozkurt ka përvojë edhe në menaxhimin e Degëve dhe Subsidiareve të Bankës Ziraat në vendet e huaja. Ai nisi karrierën me Bankën Ziraat në Londër, më pas u emërua kryetar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Ziraat në Bosnjë për 4 vjet. Nga qershori i vitit 2015, Z. Bozkurt ka qenë kryetar i Bordit Ekzekutiv të Halkbank në Serbi dhe ka mbikëqyrur zbatimin e suksesshëm të planeve strategjike të plota, duke promovuar rritjen e qëndrueshmërisë.
Z. Kenan Bozkurt është emëruar Drejtor i Bankës Ziraat - Degë Kosovë nga dhjetori i vitit 2023.
Kryeshefe Ekzekutive e BPB-së
Mimoza Godanci – Aliu është emëruar Kryeshefe Ekzekutive e BPB-së në dhjetor të vitit 2022.
Godanci-Aliu e filloi karrierën e saj duke punuar për organizata ndërkombëtare, për të vazhduar në sektorin bankar ku ndër vite ka grumbulluar një përvojë të gjerë në role dhe pozicione të ndryshme në grupin ProCredit. Ndër të tjera ajo ka mbajtur postet e Zëvendës Drejtoreshës Ekzekutive në ProCredit Bank Shqipëri, Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive në Procredit Bank Kosovë, Drejtoreshë Ekzekutive e Akademisë ProCredit për Evropën Lindore në Maqedoni dhe Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive në Procredit Bank Maqedoni. Duke filluar nga viti 2020, për dy vjet ajo punoi si Menaxhere Projekti në OneFor, një institucion financiar që ofron shërbime të transferimit të parave dhe pagesave. Mimoza Godanci-Aliu është ekonomiste e diplomuar në nivelin master në Universitetin Staffordshire, në Britaninë e Madhe.
Drejtor i Degës në Kosovë - Isbank
Z. Onur Kütük ka lindur në vitin 1976 në Eskiehir, Turqi. Ai u diplomua në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në fushën e Statistikave në vitin 1998. Z. Kütük filloi karrierën e tij në sektorin bankar 23 vjet më parë si specialist në Departamentin e Trajnimit të TÜRK?YE IS BANKASI në Stamboll, Turqi. Në korrik të vitit 2006 ai iu bashkua TÜRKIYE BANKASI ADega Bahrein, ku punoi për më shumë se 8 vjet dhe mbajti poste të ndryshme si Specialist i Lartë në Departamentin e Sigurimit të Kredive dhe Shef i Departamentit të Thesarit. Më vonë, në vitin 2014 z. Kütük u kthye në ISBANK në Stamboll, Turqi dhe punoi për disa vite në Njësinë e Bankave Ndërkufitare, përgjegjës për mbikëqyrjen e të gjitha degëve të huaja të ISBANK në vende të tjera. Gjatë punës në Njësinë e Bankave Ndërkufitare, z. Kütük u emërua edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve për SHA ISBANK Rusia & SHA ISBANK Georgia.
uke filluar nga janari 2023, z. Kütük vazhdoi rrugën e tij të karrierës si Menaxher Vendi i TURKIYE IS BANKASI A.S. në Kosovë.
Drejtor menaxhues dhe anëtar i bordit në TEB, Sh.A
I lindur në Eskisehir në 1977, Orcun Ozdemir ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Anadolit. Ai e filloi karrierën bankare në Garanti Bankasi në vitin 2003, ku ka mbajtur disa poste që lidhje me shitjen. Në vitin 2007, ai iu bashkua TEB A.S. si menaxher i portofolit komercial, në vitin 2008 ai është emëruar si menaxher i Filialës në Gazimagusa, Qipro. Ai iu bashkua TEB Sh.A. në janar të vitit 2011, si udhëheqës i sektorit të NVM-ve. Nga janari 2011 deri në vitin 2013, ai ka shërbyer si udhëheqës i sektorit të NVM-ve dhe biznesit me kartela. Në janar të vitit 2013, është emëruar si zëvendës drejtor menaxhues i sektorit të shitjes për persona fizik (Retail Banking) si dhe biznesit me kartela.
Kryeyshef Ekzekutiv në Credins Bank
Z. Lamaj ka një karrierë 26 vjeçare në fushën e ekonomisë. Ai është bërë pjesë e Bankës Credins Shqipëri në vitin 2005 ku fillimisht ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Degës Tirana 2, Drejtorit të Rajonit të Tiranës e më pas Drejtorit të Divizionit të Zhvillimit të Biznesit e cila është një prej strukturave më të mëdha të bankës. Gjatë karrierës së tij, Z. Lamaj ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme si Ekonomist në Bordin Drejtues për themelimin e Universitetit të Vlores, Dekan i Fakultetit të Tregtisë pranë Universitetit Teknlolgjik “Ismail Qemal Vlora”, Ekspert Kontabël i Miratuar pranë Institucionit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, Drejtori i Departamentit të Liçensimit dhe Monitorimit në Komisionin e Letrave me Vlerë. Gjithashtu karriera e tij shtrihet dhe në fushën akademike ku për 12 vite ka mbajtur pozicionin e Lektorit të Lëndës “Investime” pranë Fakultetit të Ekonomise, Universiteti i Tiranës. Z. Lamaj ka kryer studimet e larta gjatë viteve 1990-1994 pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë -Bankë. Gjatë viteve 1995-1996 ka kryer Studime Universitare me anë të programit.ERASMUS pranë Libera Universita degli Studi Sociali (L.U.I.S.S) e me pas gjatë viteve 1998-1999 ka kryer studimet pas universitare pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Nga viti 2004, Z. Lamaj mban titullin Doktor Shkencash në Ekonomi. Z. Selman Lamaj ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e menaxhimit të bankave, financës dhe kontabilitetit, sistemeve të informacionit, drejtimit të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme, bursës dhe tregtimit të letrave me vlerë.
Kryeshef Ekzekutiv në Bankën Ekonomike
Z. Luzha iu bashkua Bankës Ekonomike në maj të vitit 2015 si anëtar i Bordit të Drejtorëve. Që nga viti 2015 ai ka shërbyer si kryetar i Bordit dhe gjithashtu si kryetar në komitete të ndryshme të nivelit të Bordit. Duke filluar nga tetori i vitit 2020, Z. Luzha u caktua si CEO i përkohshëm i Bankës Ekonomike. Më parë ai ka punuar për gati shtatë vite për Raiffeisen Kosova, ku së fundmi ai punoi si Drejtor Menaxhues i Raiffeisen Leasing dhe Raiffeisen Insurance Broker Kosova. Në fillim të karrierës së tij, me qendër në Nju Jork, Z. Luzha kaloi gati katër vjet në biznesin e huazimit të letrave me vlerë duke përfshirë Merill Lynch (tani pjesë e Bankës së Amerikës) dhe Deutsche Bank. Z. Luzha mban një diplomë në BBA nga Kolegji Baruch, pjesë e CUNY, me fokus në Financë dhe Investime.
Gem Maloku nisi karrierën e tij te Deloitte dhe më pas u bë auditor i lartë. Në vitin 2008 u bë Drejtor i Departamentit të Riskut në NLB Banka Prishtinë dhe u promovua në vitin 2014 si Asistent i Kryetarit të Bordit Udhëheqës për Riskun. Në vitin 2020, Gemi u emërua në Bordin Udhëheqës dhe shërbeu si Zyrtar Kryesor për Financa (CFO) i bankës. Ai u rizgjodh në vitin 2024 si Zyrtar Kryesor për Financa (CFO) dhe mori përsipër edhe funksionin e Zyrtarit Kryesor të Marketingut (CMO) për biznesin e Retail, duke kontribuar ndjeshëm në suksesin e Bankës. Ai ka një diplomë EMBA nga “School of Management” në Bled të Sllovenisë, kualifikim ACCA në Mbretërinë e Bashkuar, dhe diplomë BA nga Kolegji Iliria në Prishtinë, Kosovë.
Gem Maloku merr pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Bordit të Udhëheqës të NLB Bankës nga 1 gushti 2024.