Edukimi financiar


Të dashur lexues,

Mirë se erdhët në këndin e edukimit financiar të Shoqatës së Bankave të Kosovës. Unë jam Vesa Vuçitërnai, Zyrtare për Komunikim dhe Marketing në Shoqatën e Bankave të Kosovës.

Më lejoni t’ju prezantoj këndin tonë për Edukim financiar i cili ka për qëllim që të motivojë të rinjtë dhe fëmijët që të mësojnë rreth çështjeve që kanë të bëjnë me paranë, kursimet, ndërmarrësinë dhe ekonominë ne tërësi. Zhvillimi i tregjeve financiare, ndryshimet globale ekonomike e veçanërisht të viteve të fundit dhe diversifikimi i shërbimeve dhe produkteve financiare kanë ndikuar që institucionet financiare t’i japin gjithnjë e më tepër rëndësi avancimit të edukimit financiar. Këndi ynë i edukimit financiar futet më thellë në temat e kursimeve, bankingut dhe planeve financiare.

Misioni ynë është i rrënjosur në sigurimin dhe informimin e njerëzve me njohuritë dhe udhëzimet që u duhen për një mirëqenie më të madhe financiare. Për të përmbushur atë mision, Shoqata e Bankave të Kosovës organizon aktivitete dhe ngjarje të ndryshme në baza vjetore. Disa nga aktivitetet dhe iniciativat botërore të cilat Shoqata e Bankave të Kosovës organizon janë edhe Java Ndërkombëtare e Parasë që shënohet çdo vit nga SHBK që nga viti 2013 dhe World Savings Day.

Këtu mund të gjeni edhe materiale të shkarkueshme dhe artikuj të ndryshëm, ku çdo artikull është shkruar bazuar në përvojën e dorës së parë për të siguruar njohuri më të dobishme të mundshme. Unë besoj se çështjet e parave janë shumë të rëndësishme për t'u lënë në pajtim. Nëse dëshironi të lexoni artikuj edukativo – financiar të shkruara nga persona me ekspertizë shumëvjeçare në sektorin bankar, keni ardhur në vendin e duhur.