Java e parasë
Kliko këtu për PARAJA NË ILUSTRIME
Kliko këtu për LIBRI IM PËR EDUKIM FINANCIAR
Me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës, ka organizuar ngjarje të ndryshme duke filluar nga datat 22 Mars deri 28 Mars 2021. Këtë vit motoja e kësaj jave është ‘’Kujdesu për veten, kujdesu për financat tua’’, e cila përcjell një mesazh në të gjitha aspektet duke marrë parasysh gjendjen pandemike me virusin COVID-19.
Gjatë kësaj Jave, SHBK organizoi aktivitete të ndryshme, shumicën nga të cilat i zhvilloi në mënyrë virtuale. Disa nga aktivitetet e mbajtura ishin : Forumi i hapjes së Javës së Parasë me temën “Rëndësia e edukimit financiar për të rinjtë në Kosovë – Java e Parasë 2021; Publikimi i materialeve edukative rreth financave; Ligjëratat online me nxënësit e shkollave fillore; Artikuj të ndryshëm rreth edukimit financiar; Gara me Ese me temën ‘’Kujdesu për veten, kujdesu për financat tua’.
Tema e Javës së Parasë 2021 dhe gjithashtu tema e garës me ese ishte: “Kujdesu për veten, kujdesu për financat tua” e cila gjithashtu thekson rëndësinë e shprehive të kursimit si dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë. Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Z. Petrit Balija, përgëzoi nxënësit për suksesin e treguar dhe tha: “Është kënaqësi e veçantë për mua që në emër të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe sektorit bankar të Kosovës të ndajmë këto mirënjohje dhe shpërblime për angazhimin tuaj në mënyrë që të ju mbështesim sa më shumë në zhvillimin tuaj edukativ dhe arsimor, kështu duke kontribuar për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës.” Z. Balija i uroi suksese të mëtutjeshme fituesve duke vlerësuar se edukimi financiar për të rinjtë në Kosovë është një parakusht për një mirëqenie më të madhe. Ai inkurajoi të rinjtë që të jenë të zellshëm në shkollë për të siguruar kushte më të mira për vetën e tyre por mbi të gjitha edhe për të ndihmuar të tjerët.
Në këtë garë janë përzgjedhur dhjetë esetë më të mira të shkruara nga nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht janë ndarë edhe çmimet për vendin e 1-rë, 2-të dhe të 3-të. Fituesit e tre vendeve të para janë: Vendi i 1-rë - Nxënësi Erin Laçi nga shkolla “Hasan Prishtina”-Prishtinë, Vendi i 2-të: Nxënësja Liza Zahiti nga shkolla “European School of Kosova”-Prishtinë, Vendi i 3-të: Nxënësi Gerti Dreni nga shkolla “Fehmi Agani”- Gjakovë. Në ngjarjen e ndarjes së çmimeve nxënësit mësuan më shumë rreth Javës së Parasë dhe rolit dhe misionit të Shoqatës së Bankave të Kosovës si zëri i industrisë bankare në Kosovë.
Kliko këtu për PARAJA NË ILUSTRIME
Kliko këtu për LIBRI IM PËR EDUKIM FINANCIAR