Java e parasë

Java e Parasë është një aktivitet mbarëbotëror i parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marë vendime financiare të mirëmenduara. Të gjitha shoqatat e bankave dhe partnerë të shumtë në mbarë globin, nën koordinimin e Child and Youth Finance International (CYFI) dhe të Federatës Europiane të Bankave (EBF), organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, për të mësuar : si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre nëpërmjet kulturës financiare.

Shoqata e Bankave të Kosovës e shënon Javën e Parasë që nga viti 2013, Java e Parasë shënohet me aktivitete të ndryshme dhe tema specifike çdo vit.

  • 2014  - ”Le të fitojmë për të kursyer”
  • 2015  - “Kurse sot, Siguro të ardhmen”
  • 2016 - “Merr pjesë, kurse mençur”
  • 2017 - “Mëso, Kurse dhe Fito“
  • 2018 - “Çështjet rreth parave kanë rëndësi”
  • 2019 - “MËSO. KURSE. FITO”

 

Qëllimi i Javës Ndërkombëtare të Parasë është që të fuqizojë gjeneratat e reja dhe të rrisë vetëdijen në lidhje me financat personale, kursimet, burimet e të ardhurave dhe dëshirën për të kursyer. Këtë vit do t’i jepet theks më i veçantë rëndësisë që edukimi financiar ka nga ana e institucioneve, informimi i publikut për rëndësinë e kursimeve dhe edukimit financiar, krijimi i një shoqërie me mirëqenie më të lartë që fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë që të pajisen me informacione të cilat ju shpërbejnë për të marrë vendime më të mira financiare. 

Rëndësia e GMW për Kosovën: Java Ndërkombëtare e Parasë është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi që është i vetmi projekt i tillë që organizohet në Kosovë dhe përfshinë vetëdijesimin e gjeneratave të reja për tema financiare mjaft të rëndësishme siç janë: financat personale, kursimet. 

Në anën tjetër, me këtë projekt Kosova i bashkëngjitet një nisme globale për vetëdijesim financiar dhe radhitet ndër 175 vendet e botës që e organizon Javën Ndërkombëtare të Parasë.

Galeria