Komitetet

Në kuadër të Shoqatës së Bankave të Kosovës funksionojnë tetë komitete të rregullta dhe tre komitete të tjera jo të rregullta të fushave të ndryshme të sektorit bankar. Komitetet përbëhen nga ekspertë të fushës bankare të nëntë bankave komerciale anëtare të Shoqatës. Profili i ekspertëve bankar i përshtatet aktiviteve të këtyre grupeve punuese. Këto komitete kanë rol këshillues për Shoqatën dhe menaxhmentin e bankave për çështje që ndikojnë në funksionimin më të mirë të sektorit.

Komitetet bashkëpunojnë dhe organizojnë takime të shumta, varësisht nga tema që trajtohet, me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, gjykatat, këshillin gjyqësor, institutin gjyqësor, agjencionin kadastral, administratën tatimore, ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu agjencionet të cilat funksionojnë në kuadër të këtyre ministrive dhe me të gjitha organizatat e tjera që për bazë të aktivitetit të tyre kanë sektorin financiar në Kosovë.

Komitetet kanë bashkëpunim edhe me institucione të tjera ndërkombëtare dhe forume të tjera të ngjashme në vendet e rajonit qëllimi i së cilave është shkëmbimi i informatave, përvojave dhe diskutimeve për zhvillimin e mëtutjeshëm të ekspertizës bankare. Komitetet organizojnë takime të rregullta dhe marrin pjesë rregullisht në aktivitete të ndryshme siç janë punëtoritë dhe konferencat rajonale.