Një ndër aktivitetet e Qendrës së Trajnimeve është edhe ofrimi i literaturës dhe materialeve të ndryshme edukative për nevojat e anëtarëve tanë. Aktualisht libraria jonë përmban dhjetëra tituj të librave dhe manualeve të trajnimit në gjuhën shqipe dhe angleze.Pjesa dërrmuese e titujve janë nga autorë botërore dhe ekspertë të njohur nga fusha a bankave dhe financave.Libraria e Qendrës së Trajnimeve është e hapur për të gjithë anëtarët tanë. Materiali të cilin e përmban kjo librari mbulon kryesisht fusha nga Financat dhe Kontabiliteti, Menaxhimi i Rrezikut, Auditimi, Menaxhimi i Biznesit, Ekonomia, Marketingu, Menaxhimi i Operacioneve, Udhëheqja etj. Librat janë të organizuara sipas fushës përkatëse.Librat mund të huazohen nga Qendra e Trajnimeve për një periudhë deri në 30 ditë pasi të jetë regjistruar individi në librarinë e Shoqatës së Bankave të Kosovës.Për më shumë informata rreth titujve të librave (në gjuhen shqipe dhe angleze) mund t'i gjeni në dokumentin në vijim.