Bankat e Kosovës i shërbejnë qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës duke ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve financiare. Bankat e Kosovës e bëjnë të mundur që bizneset të fillojnë dhe zgjerojnë aktivitetet e tyre, të rrisin punësimin dhe të ofrojnë shërbime më të mira për klientët e tyre. Gjithashtu, bankat i ndihmojnë ekonomitë familjare që të realizojnë qëllimet e tyre duke mundësuar që të financojnë banimin e tyre, të financojnë shkollimin apo të përballojnë shpenzimet e tjera të nevojshme.
Bankat në Kosovë gjithashtu fuqizojnë shoqërinë përmes aktiviteteve të tyre të bamirësisë dhe mbështetjes financiare të projekteve të rëndësishme për shoqërinë. Sektori bankar gjithashtu ka ndërmarrë një iniciativë të mirë viteve të fundit për të mbështetur ngritjen e kapaciteteve të fëmijëve dhe të rinjve përmes edukimit financiar.
Në Kosovë sot operojnë dymbëdhjetë banka komerciale. Produktet dhe shërbimet e tyre përfshijnë llogaritë bankare, kreditë, pagesa vendore dhe ndërkombëtare, kartela bankare, garancione bankare, letër kredi dhe e-banking.